Politikat e shitjes dhe çmimeve për përdoruesit individualë në automobile.al

1. Dispozita të përgjithshme

Politikat e shitjes dhe reklamimit të produkteve në faqen tonë janë krijuar për të ndihmuar në krijimin e një përvoje shitjeje të drejtë dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit automobile.al. Si shitës, ju jeni përgjegjës për rishikimin dhe respektimin e rregullave të politikave të shitjes në automobile.al, dhe për përmbushjen e detyrimeve tuaja siç përcaktohet në Marrëveshjen e Përdoruesit.

Ne ju rekomandojmë të informoheni paraprakisht rreth politikave të shitjes në automobile.al para se të listoni një artikull. Kjo ju ndihmon të shmangni çdo shkelje aksidentale të çdo rregulli. Nëse nuk ndiqni rregullat, për të mbrojtur integritetin e platformës tonë, ne mund të ndërmarrim veprime të caktuara, të tilla si heqja e listemeve dhe produkteve të reklamuara dhe kufizimi i privilegjeve tuaja si blerës i një shërbimi apo produkti të mundësuar nga ne, dhe çdo mundësie për të reklamuar produktet tuaja në platformën tonë në të ardhmen.

2. Politikat e regjistrimit

Çdo përdorues, për të publikuar/reklamuar një automjet në shitje në platformën tonë, është i detyruar të regjistrohet paraprakisht në një nga mënyrat e regjistrimit, përmes adresës së e-mail apo llogarisë së tij në Facebook. Për t’u regjistruar si individ privat mjafton të keni një adresë e-maili aktive dhe/ose një llogari në Facebook dhe të vendosni një fjalëkalim dhe të filloni! E gjithë procedura zgjat maksimumi 2-3 minuta.

Mund të klikoni KËTU për tu regjistruar si individ.

Ju duhet të plotësoni të gjithë të dhënat e sakta të automjetit, minimalisht të dhënat e shënuara me *. Sa më e sakta të jenë të dhënat, aq më mirë është për ju. Kjo do t'ju ndihmojë të rrisni shanset për një shitje të shpejtë.

3. Tarifat e publikimit/reklamimit

Për të gjithë individët që duan të reklamojnë/listojnë makinat e tyre për shitje në platformën tonë automobile.al në aplikojmë një tarifë standarde 9.99 €/muaj, përfshirë TVSH-në, pavarësisht vendndodhjes së tyre, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut etj. Kjo tarifë është e vlefshme për çdo artikul të listuar/publikuar, pavarësisht formatit dhe kategorisë së produktit. Opsionalisht, për rezultate dhe performancë maksimale për shitjen e produktit, ju mund të azhornoni manualisht listimin/publikimin tuaj çdo ditë.

Paketa me çmim fiks 9.99 € / muaj (30 ditë) përfshin:
  • Deri në 24 foto
  • Link të videove në YouTube ose Vimeo
  • Listim i opsioneve të mjetit
  • Përshkrim i detajuar
  • Kontaktet e reklamuesit/shitësit
Çmimet janë të vlefshme duke filluar nga data 1 shtator 2021. automobile.al rezervon të drejtën e ndryshimit të çmimeve në të ardhmen, duke publikuar tarifat e reja në të njëjtën kategori.

Për të përfituar shërbimet e dëshiruara, ju duhet të kryeni pagesën e tarifës për çdo publikim/reklamim në një nga mënyrat e përcaktuara. Kliko KËTU

Tarifat e shërbimit janë:
  • Të pakthyeshme edhe në artikulli/produkti juaj nuk shitet në përidhën e përcaktuar.
  • Tarifa për listim ose produkt. Pra, nëse listoni/reklamoni produktin tuaj do të paguani tarifën e shërbimit dhe do të paguani një tarifë shërbimi për çdo produkt të dytë, apo të tretë që ju shtoni.
  • Tarifa për listimin origjinal dhe çdo herë që zgjidhni të rivendosni artikullin tuaj ju duhet të paguani tarifën e shërbimit (rifreskimi ditor është pa pagesë).
  • Tarifa për çdo listim nëse ju krijoni listime/publikime të dyfishta për artikuj identikë (përjashtohet editimi i artikullit).
4. Listimet e anulluara

Tarifat e shërbimit, janë paketa fikse të vlefshme për një listim specifik për një përiudhë 1 mujore. Tarifat e shërbimit paguhen paraprakisht dhe klienti ka të drejtë ta përdori atë brenda të njëjtit vit kalendarit. Ajo nuk është e përpjestueshme në ditë dhe vlen vetëm për një produkt. Anullimi i listimeve/publikimeve nënkupton shpenzimin e krediteve tuaja dhe ju humbisni të drejtën për të vendosur një produkt tjetër për përiudhën e mbetur. Shitja e produktit, nënkupton shpenzimin e kreditit tuaj dhe në rast të mos heqjes nga ana juaj të produktit të reklamuar, sistemi fshin automatikisht njoftimin/publikimin tuaj pas 30 ditëve kalendarike. Për të publikuar një produkt të ri, ju mund të paguani tarifën e shërbimit dhe të listoni automjetin për shitje në platformën tonë.

5. Tarifat e vlerës përfundimtare

Ne nuk ngarkojmë tarifa shtesë për vlerën përfundimtare kur artikulli juaj shitet, dhe nuk keni pse të shqetësoheni për tarifat e përpunimit të pagesave të palëve të treta. Mjafton të parapaguani tarifën e shërbimit për çdo produkt në një nga format dhe mënyrat e pagesës në dispozicion dhe ju përfitoni akses të plotë në paketën e shërbimeve.