1. Lista e çmimeve të automobile.al
Kjo listë çmimesh është e vlefshme nga data 1 shtator 2021 e në vazhdim.

Duke zgjedhur një prej paketave të shërbimeve, ju automatikisht mund të bëheni partner premium i automobile.al dhe të përfitoni nga benefitet dhe gama e gjerë e shërbimeve të personalizuara. Më poshtë mund të gjeni të gjitha mundësitë që ne ofrojmë dhe një listë të çmimeve të paketave.

Si partner dhe reklamues në automobile.al, ju do të përfitoni si vijon:
  • Si kompani, Ju mund të krijoni një domain të personalizuar; i cili ju mundësoni një prezantim dinjitoz dhe ku mund të reklamoni flotën tuaj të automjeteve duke përdorur formate të personalizuara.
  • Ju mund të përdorni opsione dhe mënyra efektive për reklamimin e flotës së automjeteve tuaja, duke përzgjedhur paketat që përshtaten me nevojat dhe mundësitë tuaja.
  • Ju mund të krijoni një databazë profesionale të produkteve dhe shërbimeve tuaja, të cilat rrisin efikasitetin e shitjeve dhe reduktojnë kostot.
  • Një uebfaqe të personalizuar për kompaninë tuaj me adresën: automobile.al/Emri Kompanisë
Paketa të personalizuara për suksesin tuaj. Përfitoni nga avantazhet e paketave!

2. Çmimet e shërbimeve
automobile.al ju faturon për shërbimet e ofruara me bazë mujore (30 ditore). Kostot dhe çmimet e shërbimeve bazohen në paketën e përzgjedhur dhe të dakordësuar përmes një kontrate dypalëshe me shkrim dhe/ose e dakordësuar përmes e-mailit, e cila mbart vlerën e një kontrate, dhe secila prej paketave i referohet një numri të caktuar reklamimesh/publikimesh në automobile.al brenda një muaji kalendarik.

Me përzgjedhjen e paketave të personalizuara, të cilat i referohen një numri të caktuar reklamimesh/publikimesh, ju pranoni të faturoheni për aq raklamime/publikime sa jeni dakordësuar paraprakisht. Numri juaj i përgjithshëm i reklamimeve/publikimeve brenda një pakete përllogaritet bazuar në numrin e përgjithshëm të reklamimeve të sukseshme brenda një periudhe 30 ditore (një muaji kalendarik) pavarësisht kohëzgjatjes së reklamimit/publikimit të një mjeti në portal.

Numri i reklamimeve/publikimeve janë të rrumbullakosura sipas marrëveshjeve tregtare mes palëve (me e-mail ose me shkrim) dhe faturimi bëhet sipas niveleve të çmimeve të mëposhtme. Paketat janë të vlefshme, për deri në maksimumi 70 publikime në muaj. Në Mbi Duke filluar me shkallën e çmimeve 71, çdo automjet shtesë llogaritet veçmas.

Kjo listë çmimesh është e vlefshme duke filluar nga data 1 shtator 2021.

3. Lista e çmimeve
Paketat e Shërbimeve në automobile.al ofrojnë mundësi publikimi/reklamimi sipas nevojave dhe mundësive tuaja.

Përdorimi i Domainit të Personalizuar përfshihet në të gjitha çmimet e paketave.

Për paketa me një numër mbi 30 publikime/reklamime automobile.al mundëson falas konfigurimin dhe listimin e automjeteve në nënfaqen e personalizuar të biznesit tuaj, me kusht që të gjitha të dhënat dhe fotot të mundësohen nga reklamuesi.

Lista e çmimeve të automobile.al, e vlefshme nga data 1.9.2021
Lista e çmimeve
Paketat Çmimi/muaj
1 - 9 € 79.99
10 - 19 € 149.99
20 - 29 € 199.99
30 - 39 € 249.99
40 - 49 € 299.99
50 - 59 € 349.99
60 - 69 € 399.99
70+ € 449.99

Të gjitha çmimet janë pa TVSH
Duke filluar nga mbi 71 publikime/reklamime, çmimi për çdo automjet shtesë llogaritet veçmas. Numri i nivelit të çmimeve korrespondon me numrin maksimal të automjeteve të reklamuara.

4. Bonueset shpërblyese dhe përllogaritja e tyre Në raste të veçanta automobile.al mund të aplikoje dhe bonuse shpërblyese për klientë të caktuar. Bonuese shpërblyese zakonisht mundësohen për partnerë, të cilët zgjedhin paketa apo shërbime të caktuara për një periudhë kohore mbi 6-muaj. Përllogaritja e bonusit shpërblyes bazohet në kohëzgjatjen e abonimeve. Përllogaritja e bonuse bëhet në rastet kur llogaria juaj është aktive për më një periudhë mbi 6 muaj. Kjo do të thotë që ju mund të përfitoni bonuse shpërblyese vetëm nëse jeni partner premium i automobile.al dhe mund të përfitohet vetëm në çdo kohë, në momentin e pagesës apo në fund të periudhës së kontraktuar.

5. Link direkt (falas për partnerët premium) Linku lidhës i orienton klientët në një faqe të jashtme të kompanisë ose në faqen kryesore të partnerit tonë në automobile.al dhe për klientët preium (abonimet për periudha mbi 6-mujore) mundësohet si pjesë e paketës, pa pagesë.

6. Reklamim me banner (shiko tabelën e mëposhtme) Krahas paketave të publikimit/reklamimit të automjeteve, ju mund të përdorni një sërë bannerash të personalizuar për të reklamuar në automobile.al. Kontaktoni me staftin tonë të automobile.al dhe me kënaqësi do t’ju këshillojnë dhe ndihmojnë për krijimin e bannerave të personalizuara. Për të siguruar rezultate maksimale, banneri juaj do të shfaqet në hapësirat që përshtaten me kërkesat tuaj. Ju mund të vendosni të dhëna të tilla shoqëruese: qyteti, marka, modeli, çmimi, viti i prodhimit, kilometrazhi, fuqia motorike, e përdorur ose e re, lloji i karburantit.

Shënimet: Çmimi llogaritet bazuar në numrin e bannerave, jo në klikimet e vizitorëve në bannerin tuaj.

Lista e çmimeve të reklamimit me banner
Banneri juaj Të dhënat teknike Çmimi/javë
Horizontal Large Leaderboard Size: 1170x200 pixels
File size: max. 40 kB
Formats: GIF, jpeg ose Flash
€ 250
Horizontal Billboard Size: 735x200 pixels
File size: max. 40 kB
Formats: GIF, jpeg ose Flash
€ 150
Vertical Skyscraper Size: 300x200 pixels
File size: max. 40 kB
Formats: GIF, jpeg ose Flash
€ 150
Verticle Medium Rectangle Size: 300x200 pixels
File size: max. 40 kB
Formats: GIF, jpeg ose Flash
€ 200
Horizontal Large Leaderboard Size: 735x200 pixels
File size: max. 40 kB
Formats: GIF, jpeg ose Flash
€ 200
Horizontal Footer Billboard Size: 735x200 pixels
File size: max. 40 kB
Formats: GIF, jpeg ose Flash
€ 150

Të gjitha çmimet janë pa TVSH. Minimumi i kohëzgjatjes së reklamimit është 1 javë.

7. Faturimi, afati i pagesës mujore Faturimi bëhet me faturë me email. Totali i treguar në faturë duhet të paguhet në llogarinë bankare të automobile.al, e cila do të arkëtojë shumën me anë të debitimit direkt në një nga mënyrat e listuara KËTU: