RREGULLORE PËR SHITBLERJEN E MJETEVE TË REJA DHE TË PËRDORURA NË SHQIPËRI (AUTOMJETE, MOTOMJETE DHE RIMORKIO)

Kjo rregullore është një përmbledhje e detajuar të gjitha hapave dhe procedurave që duhe të ndjekë një person për shit-blerjen e mjeteve të reja dhe të përdorura (automjete, motomjete dhe rimorkio) dhe rregjistrimin e tyre pranë Drejtorive Rajonale përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Kjo rregullore është bazur në legjislacionin, udhëzimet dhe procedurat ligjore për shitblerjen dhe rregjistrimin e mjeteve të reja dhe të përdorura në Shqipëri.

1. NDRYSHIMI I PRONËSISË SË MJETEVE RRUGORE

Të gjitha veprimet, shitblerja e automjeteve të reja dhe të përdorura, duhet të kryhen konform akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, të cilat përcaktojnë në mënyrë të qartë hapat që duhen ndjekur për shitblerjen e automjeteve, çka nënkupton që pas dakordësimit të çmimit mes shitësit dhe blerësit, palët duhet të nënshkruajnë një kontratë noteriale, si kusht i domosdoshëm për ndërrimin e pronësisë së mjetit.

Më poshtë do të gjeni të renditura në mënyrë kronologjike të gjitha hapat dhe procedurat që duhen ndjekur për ndërrimin e pronësisë së mjetit.

2. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR MJETET E REGJISTRUARA NË DPSHTRR

Palët e interesuar për të nënshkruar një kontratë për kalimin e pronësisë së mjeteve të regjistruara pranë DPSHTRR, paraprakisht duhet të përgatisin dokumentacionin e mëposhtëm, i cili paraqitet para noterit para nënshkrimin e kontratës së kalimit të pronësisë (kontratës së shitjes):
  • Leje qarkullimi (e lëshuar nga DPSHTRR në emër të pronarit aktual të mjetit, në cilësinë e shitësit).
  • Çertefikatë pronësie (e lëshuar nga DPSHTRR në emër të pronarit aktual, në cilësinë e shitësit).
  • Dokument Identifikimi ose prokurë e lëshuar nga palët kontraktuese sëbashku me dokumentin e identifikimit të përfaqësuesit.
3. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR MJETET E REJA (TË PAREGJISTRUAR NË DPSHTRR)

Palët e interesuara për të nënshkruar një kontratë për kalimin e pronësisë së mjeteve të paregjistruara pranë DPSHTRR, paraprakisht duhet të përgatisin dokumentacionin e mëposhtëm, i cili paraqitet para noterit para nënshkrimin e kontratës së kalimit të pronësisë (kontratës së shitjes):
  • Dokumentin e origjinës së mjetit me treguesit teknikë
  • Dokumentin e fitimit të pronësisë (në rast se subjekti që paraqet dokumentet përpara noterit nuk rezulton pronar i mjetit)
  • Dokument Identifikimi ose prokurën e lëshuar nga palët kontraktuese sëbashku me dokumentin e identifikimit të përfaqësuesit.
4. VERIFIKIMI I TË DHËNAVE NGA NOTERI DHE ZYRAT NOTERIALE

Pas dorëzimit të dokumentacionit, konform legjislacionit dhe akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, noteri ose zyra noteriale:
  • Verifikon gjeneralitetet e palëve. (Fotokopjet e kartave të identitetit i bashkëngjiten kontratës me adresat e sakta sips rregullave të përcaktuara nga aktet e brendshme të rregullimit të veprimtarisë së noterëve).
  • Verifikon numrin e identifikimit të mjetit në bazë të të dhënave aktive të ruajtura në Regjistrin e Barrëve Siguruese (RBS). Nëse mjeti rezulton i lirë nga baza e të dhënave të Regjistrit të Barrëve Siguruese, njofton palët duke u vënë në dispozicion edhe konfirmimin zyrtar të detyrimit përkatës.
  • Verifikon numrin e identifikimit të mjetit në bazën e të dhënave të DPSHTRR (Nëse dosja e mjetit është e bllokuar për arsye të ndryshime financiare dhe ligjore. Nëse dosja e mjetit është e lirë nënshkruan kontratën. Nëse është e bllokuar, njofton subjektet e interesuara bashkë me arsyen përkatëse).
  • Dërgon në formë elektronike për njoftim kontratën e nënshkruar dhe të vulosur në adresat elektronike të DPSHTRR.
  • Njofton subjektin blerës për përgjegjësitë dhe penalitetet financiare të parashikuara sipas legjislacionit në fuqi.
5. NËNSHKRIMI I KONTRATËS NOTERIALE

Në formulimin e kontratës noteriale, ligji dhe aktet nënligjore në fyqi detyrojnë noterin që të konsiderojë për përmbajte dhe përshkrim elementët e mëposhtëm:
  • Gjeneralitetet e plota të personave në cilësinë shitësit dhe blerësit
  • Të dhënat teknike të mjetit, të tilla si; targa, numri i identifikimit, lloji, marka, emërtimi tregtar, ngjyra.
  • Numri i serisë së lejes së qarkullimit dhe çertifikatës së pronësisë vetëm kur mjeti është i rregjistruar në DPSHTRR.
  • Përgjegjësitë ligjore dhe administrative
  • Detyrimet financiare ndaj DPSHTRR (nëse ka)
  • Detyrimi që në një afat prej 10 ditësh nga data e nënshkrimit të kontratës së shitblerjes të evidentohet personi në cilësinë e blerësit si pronari i mjetit në lejen e qarkullimit, për të shmangur penalizimin nga organet e ngarkuara me ligj.
Detyrimi që në një afat prej 10 ditësh nga data e nënshkrimit të kontratës së shitblerjes të evidentohet personi në cilësinë e blerësit si pronari i mjetit në lejen e qarkullimit, për të shmangur penalizimin nga organet e ngarkuara me ligj.

Pas formulimit të kontratës, konform përcaktimeve ligjore dhe verifikimit të informacionit, shitësi dhe blerësi nënshkruajnë kopjet e kontratës.