Skuadra jonë

Ne në automobile.al jemi një ekip që na bashkon pasioni i përbashkët për risitë shërbimet dixhitale, të cilat bashkojnë interesat e konsumatorëve dhe shitësve në një plaftormë moderne, dhe e bëjnë kërkimin dhe gjetjen e një makine më të thjeshtë, më efikase dhe pa stres për të dyja palët. Duam që përdoruesit të kenë përvoja të sukseshme, të jenë përdorin rregullisht platformën dhe shërbimet që ne ofrojmë.

Pasioni ynë është ideimi dhe zhvillimi i shërbimeve inovative, të sigurta dhe cilësore, të gjitha në një hapësirë të vetme dhe me cilësinë më të mirë të mundshme dhe teknologjinë me inovative. Për të gjitha shërbimet plotësuese, ne bashkëpunojmë me partnerët më me emër në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, të cilat plotësojnë të gjitha nevojat e klientëve tanë.

Ne duam që përvoja e përzgjedhjes dhe shitjes së një autmjeti me 0 kilometra apo e përdorur, të jetë një eksperiencë unike për blerësit dhe shitësit. automobile.al është partner zyrtar i mobile.de në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe sjell një eksperiencë 30-vjeçare, ndër më të sukseshmet në Europë dhe botë, një koncept tërësisht inovativ për shit-blerjen e makinave dhe çdo gjë tjetër të lidhur me industrinë e automobilizmit.

automobile.al është një platformë inteligjente që mundëson zgjidhje inovative dhe siguron një qasje të thjeshtë në tregun më të madh të automjeteve në rajon dhe më gjerë, me një total automjetesh që varion nga 1,5 deri në 2 milionë makina aktive në shitje.