Shërbimet tona

automobile.al - Gjithçka ju duhet për të shitur me sukses në internet
Vendi juaj në podium
Ne bëjmë gjithçka mundemi për të sjellë më të mirë e teknologjisë në mënyrë që të mund ta shfrytëzoni maksimalisht për shitjen e makinës, apo flotës tuaj në internet. Ne vëzhgojmë vazhdimisht tregun për ju dhe kemi njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme për t’ju ofruar atë që ju nevojitet vërtet. Ne zhvillojmë, zgjerojmë dhe përmirësojmë vazhdimisht shërbimet tona. Premtimi ynë është: automobile.al ofron gjithçka që ju nevojitet për të shitur me sukses në internet.

Për klienët që janë në kërkim të një makinë luksoze, një makine të re, makine të përdorur, motoçiklete, motorri, automjeti komercial apo mjete të ndryshme të tonazhit të rëndë, ofrojmë më të mirën e tregu. Kushdo që po kërkon për një makinë të re, do të zëvendësojë makinën e tij të vjetër, apo dëshiron të shesë mjetin e tij, automobile.al është platforma më moderne, më cilësore dhe showroomi dixhital më i madh për tregtimin e automjeteve.

Si i tillë, automobile.al është platforma ideale për të adresuar nevojat dhe mundësitë për tregun e automjeteve si dhe për t’u ofruar përfaqësive, tregtarëve apo individëve, një platformë moderne dhe shumë funksionale për shit-blerjen e automjeteve.

Visibiletet dhe klikime maksimale
Përfitoni nga avantazhet e platformës më të madhe.
Reklamoni aty ku shumica e klientëve potencialë kërkojnë për makinën e tyre të radhës, në tregun më të madh online të automjeteve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ju do të përfitoni nga përvoja 30-vjeçare në shit-blerjen online të automjeteve. automobile.al është partner zyrtar i mobile.de dhe sjell tek ju përvojën më të mirë europiane të tregtimit të automjeteve. automobile.al është e vetmja platformë dedikuar tërësisht shit-blerjes së automjeteve dhe në asnjë prej shërbimeve të saj nuk përfshin shërbime apo produkte të tjera. Ne ju ofrojmë maksimumin e klikimeve, reklamimin dhe promovimin më të mirë të mundeshëm të mjetit apo flotës tuaj.

Më shumë shikueshmëri dhe kërkesë
Për të qenë pranë klientëve tanë ne ofrojmë shërbime gjithëpërfshirëse, të cilat garantojnë sukses dhe prezencë në platformën tonë. Por, përveç shërbimeve standarde, ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh të tjera mbështetëse për t'ju ndihmuar që të rrisni dukshëm shikueshmërinë, duke ju garantuar më shumë klikime. Është shumë e rëndësishme që ju të bëni dallim nga konkurenca, në mënyrë që të keni rezultate më të mira në një kohë më të shkurtër. Varësisht objektivave dhe nevojave tuaja, ne mund t’ju ofrojmë një menaxhim më të mirë të njoftimeve tuaja (për individë, tregtarë dhe përfaqësi).

Maksimizim i suksesit të kompanisë
Në një botë dinamike dhe me një prezencë të shtuar të aktiviteteve në hapësirën dixhitale, ndonjëherë është shumë e vështirë të rrisni prezencën tuaj në treg dhe të maksimizoni suksesin e kompanisë tuaj. Tendencat dhe zhvillimet e tregut imponojnë zgjedhje të zgjuara dhe përzgjedhje e kujdesshme e partnerëve. Ndërkohë ju mund të organizoni më mirë punën në kompaninë tuaj dhe kurseni kohë për menaxhimin e operacioneve ditore, për të cilat kujdesemi ne në automobile.al. Shërbimet dhe paketat tona ju ndihmojnë të përmirësoni proceset ditorë të shitjeve, ndërkohë që ju mund të fokusoheni në përmirësimin dhe profesionalizmin e proceseve të tjera të kompanisë.

Ekspertiza më e mirë
automobile.al është e gatshme t’ju asistojë dhe t’ju ndihmojë ju dhe biznesin tuaj me këshillat më të mira. Ne duam që ju të përdorni zgjidhjet më efikase për shitjet tuaja në internet në mënyrë që t'i kushtoni më shumë kohë menaxhimit të biznesit tuaj. Ne kemi zgjidhjet më të mira, njohuritë dhe ekspertizën më të mirë të mundeshme, rrjetin e profesionistëve më të mirë me një përvojë mbi 10-vjeçare në tregun e shit-blerjes së automjeteve. Për çdo rast dhe për çdo nevojë, ofrojmë zgjidhjet më të mira për ju dhe kompaninë tuaj.

Logjistika si shërbim
automobile.al nuk është e përfshirë në asnjë fazë të blerjes ose shitjes së automjetit. Shërbimet tona kanë për qëllim shitësit e makinave profesionale dhe klientët privatë. automobile.al është partner zyrtar i mobile.de për Shqipërinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe sjellim tregun më të madh europian në gjuhën shqipe. Për t’iu ardhur në ndihmë klientëve tanë ne mundësojmë dhe shërbimet e logjistikës dhe transportimit të mjetit nga shitësi në adresën e klientit. Të gjitha shërbimet janë një marrëdhënie kontraktuale ndërmjet partnerëve tanë dhe vetë klientit.