Këshilla të sigurisë për blerësit dhe shitësit

Ne në automobile.al në asnjë rast nuk jemi palë me shitësit dhe blerësit dhe nuk jemi garant për asnjë veprim apo transaksion mes palëve. Në çdo rast ne rekomandojmë që të jeni kujdesshëm me transaksionet dhe të gjitha veprimet që kryeni. Në faqen tonë, ju mund të gjeni informacion të plotë mbi procedurat e blerjes dhe regjistrimit të një automjetit. Ndaj, asnjëherë mos kryeni pagesa ose transferta në shuma të caktuara paraprakisht, pa kryer më parë veprimet e nevojshme noteriale konform ligjit! Kjo është e vlefshme për të gjitha format e pagesave në cash, transfertat e parave nëpërmjet kompanive të liçencuara për transferta (p.sh. nëpërmjet Western Union, MoneyGram) dhe çdo pagesë tjetër cash ose përmes bankës. Ne ju rekomandojmë të kryeni një verifikim paprak dhe të siguroheni për identitin e pritësit të shumës. Mund të ketë raste që pritësi të ketë përdorur ID dhe të dhëna të falsifikuara, dhe rrjedhimisht nuk keni asnjë mbrojtje ligjore për të rimarrë paratë tuaj mbrapsht nëse bini pre e mashtrimeve!

Për çdo transaksion paraprak, në cash apo me transfertë bankare ose forma të tjera, që nuk i takoni personalisht, pa kryer më parë veprimet e nevojshme ligjore/noteriale, mund t’ju shkaktojnë pasoja ta pariparueshme dhe duhet të jeni të vetëdijshëm që po ndërmerrni një rrisk të madh. Prandaj, parapagimi në cash ose përmes trasnfertave, nuk janë forma e duhur për kryerjen e transaksioneve për shitjen apo blerjen e një automjeti.

Ne nuk jemi dorëzanë në transaksionet e shitblerjeve.

automobile.al nuk është palë në asnjë transaksion dhe rrjedhimisht nuk mundëson asnjë shërbim garancie. Ne nuk ofrojmë asnjë shërbim financiar, llogari depozituese apo shërbime financiare. Nëse njoftoheni përmes e-mailit, ku ju kërkohet që të përdorni shërbimin e garancisë/depozitimit të pagesës/parapagesës në emër të Automobile Albania jeni të lutur që të mos e merrni në konsideratë dhe ta konsideroni automatikisht si veprim të dyshuar me qëllime mashtrimi. Për çdo rast, nëse dyshoni në vërtetësinë e njoftimit/reklamimit, jeni të lutur ta raportoni si rast në adresën [email protected]

Kujdes nga dokumentacionet e dërguara elektronikisht

Dokumentet e transmetuara elektronikisht (çertifikata e pronësisë së mjetit, dokumtatet e mjetit, Karta e Identitetit të poseduesit të mjetit, Leja e Qarkullimit etj.) mund të falsifikohen lehtësisht. Në parim, dokumentat e dërguara elektronikisht, nuk ofrojnë siguri si dëshmi e identitetit të shitësit dhe nuk vërtetojnë ponësinë mbi automjetin e reklamuar. Kjo vlen për rastet kur shitësi është jashtë shtetit ku ju banoni dhe mundësitë tuaja për një verifikim të plotë janë minimale.

Mashtrimet kibernetike

Zhvillimi i teknologjisë, përveç avantazheve të shumta, në raste të veçanta ka sjellur dhe problematike falsifikimi. Teknikisht është e mundur që të falsifikohen të dhënat e dërguesit ose vjedhja e të dhënave (edresës së e-mailit, aksesit në e-banking etj.). Mashtruesit, përdorin forma të ndryshme të vjedhjes së të dhënave personale (të dhënat e kartës së kreditit, fjalëkalimet etj.) ose të përdorin të dhëna të rreme apo personave të tjerë për blerjen e një automjeti (ndaj ju rekomandojmë që të përdorni mënyrat më të sigurta për pranimin e pagesave). Ne ju rekomandojmë që çdo transaksion ta

Si kryhen transaksionet e blerjes/shitjes?

automobile.al nuk është e përfshirë në asnjë transaksion blerjeje/shitjeje dhe nuk ndjek asnjë veprim. Ne megjithatë rekomandojmë që të përdoren mënyrat e sigurta dhe ligjore për të gjitha pagesat e blerjeve dhe të respektohen aktet ligjore dhe nënligjore që përcaktojnë në mënyrë të qartë procedurat e shitjes/blerjes së automjeteve. automobile.al nuk ka asnjë informacion për shitësit apo blerësit, të rregjistruar në platformë dhe rrjedhimisht nuk është në gjendje të ofrojë ndonjë informacion në lidhje me mundësitë financiare të një blerësi. Nëse, megjithatë, merrni një e-mai që ju adresohet nga automobile.al, i cili përmban të dhëna në lidhje me aftësitë kredituese të një blerësi të caktuar, padyshim që është një e-mail i rremë.