Çfarë është automobile.al?

automobile.al është mënyra më e thjeshtë për të gjetur një makinë të re apo të përdorur që do ta pëlqeni vërtet. automobile.al është platforma më e madhe e dedikuar shit-blerjes së automjeteve dhe zgjedhja e parë e individëve, tregtarëve dhe përfaqësive zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë dhe jo vetëm. automobile.al është partner zyrtar për rajonin i platformës më të madhe të tregtimit të automjeteve në Gjermani dhe Europë, mobile.de dhe sjell për herë të parë në Shqipëri, përvojën më të mirë europiane.

A janë me pagesë shërbimet e ofruara?

automobile.al është një platformë e hapur dhe pa pagesë për të gjithë të interesuarit për një mjet, të ri apo të përdorur. Përdorimi standard i platformës për individët e thjeshtë është pa pagesë. Kushdo që dëshiron të shesë makinën e tij, apo dëshiron të ndërrojë makinën e tij mund të krijojë një profil dhe ta postojë atë në platformën tonë. Shërbimet e tjera dhe paketat e dedikuara, të cilët mundësojnë rezultatet më të mira në një kohë relativisht të shkurtër, mundësohen kundrejt pagesave të arsyeshme. Për informacion më të detajuar rreth paketave të dedikuara, mund të na kontaktoni në [email protected]
A shet automjete automobile.al?

Ne nuk posedojmë dhe rrjedhimisht nuk shesim automjete. Jemi tregu më i madh online për shit-blerjen e automjeteve kemi rrjetin më të madh të parnerëve; individëve, tregtarëve, përfaqësive dhe koncensionarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Pasi të keni gjetur makinën që dëshironi, ju mund të kontaktoni direkt me shitësin; individin, tregtarin, përfaqësinë ose koncensionarin. automobile.al nuk është e përfshirë në asnjë fazë në blerjen apo shitjen e automjeteve.

Si mund të kontaktoj me ju?

Ne jemi në dispozicionin tuaj për çdo kërkesë, paqartësi ose ankesë dhe jemi gjithmonë të gatshëm t’ju përgjigjemi në kohë reale, përmes e-mail ose në komunikim të drejtpërdrejtë. Stafi ynë i kujdesit ndaj klientit është është këtu për të ndihmuar nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të pasdites, nga e hëna në të premte. Ju mund të na dërgoni e-mail në çdo kohë në adresën [email protected]

Çfarë markash mund të gjej në automobile.al?

automobile.al është partneri kryesor i të gjitha përfaqësive dhe koncensionarëve në Shqipëri dhe Kosovë dhe rrjedhimisht në platformën tonë mund të gjeni të gjitha markat e makinave të reja, me 0 km apo të përdorura. Ju do të gjeni shumë marka kryesore të makinave në faqen tonë të internetit, kështu që shanset janë që ne të rendisim atë që ndiqni. automobile.al është partner zyrtar mobile.de për rajonin i platformës më të madhe të tregtimit të automjeteve në Gjermani dhe Europë dhe zgjedhja e parë e individëve për reklamimin e makinave për shitje. Në çdo rast, ju mund të gjeni modele të të gjitha markave dhe viteve. Ju mund të filtroni lehtësisht markën, modelin, vitin e prodhimit dhe çdo element tjetër gjatë kërkimit.

A mund të gjej mundësi financimi?

automobile.al nuk është palë në procesin e shit-blerjes së një automjeti dhe rrjedhimisht nuk mundëson shërbime financimi për blerjen e një makine të re apo të përdorur. Partnerët tanë; kompanitë dhe koncesionarët në bashkëpunimin me bankat e nivelit të dytë mundësojnë dhe financimin e mjetit. Pasi të keni bërë një përzgjedhje të mjetit që ju pëlqen, mund të kontaktoni direkt me përfaqësuesin e kompanisë, i cili do t’ju informojë për mundësitë dhe kushtet e financimit për blerjen e automjetit.

Nuk e gjej më një model që më ka pëlqyer. Çfarë ka ndodhur?

Nëse një publikim ose një listë publikimesh nuk gjendet më në platformën tonë, kjo do të thotë se mjeti është shitur. Njoftimet në platformën tonë janë të garantuara për një periudhë 60 ditëshe dhe pas kësaj periudhe njoftimet fshihen automatikisht në sistemi. Por, kjo nuk do të thotë që shitësi (individi apo kompania) nuk do të fshijë njoftimin në momentin e shitjes së mjetit apo mjeteve. Megjithatë, në çdo rast ju mund të kërkoni për alternative të tjera të ngjashme, duke bërë një kërkim të avancuar me specifikat e automjetit që ju pëlqen.

Shitësi nuk më përgjigjet. Çfarë duhet të bëj?

Kjo në fakt është një situatë zhgënjyese, por fatkeqësisht ne në automobile.al nuk mund të bëjë asgjë për t'ju ndihmuar. Ne që në krye kërkojmë nga të gjithë shitësit të përgjigjen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të fshijnë njoftimin pas shitjes së mjetit. Ne në çdo rast kërkojmë që shitësi të ketë minimum një mundësi kontakti, një adresë e-maili dhe sugjerojmë që ajo të shoqërohet dhe me një numër celulari. Nëse shitësi i automjetit nuk ju përgjigjet ne ju rekomandojmë të shikoni për alternative të tjera.

Çfarë mund të reklamoj?

Ju mund të reklamoni automjetet e mëposhtme në automobile.al:
  • Motoçikleta
  • Autovetura
  • Kamper dhe karevanë
  • Minifurgonë dhe furgonë për transportin e mallrave
  • Kamionçina, kamionë dhe mjete të tonazhit të rëndë
Ekziston një formë e përshtatshme që duhet plotësuar për secilën për të plotësuar për secilën kategori. Shumica e reklamave private janë pa pagesë, vetëm reklamat e kamionëve dhe automjeteve komerciale, si dhe veturat e pasagjerëve të mundësuara nga tregtarët apo përfaqësitë janë me pagesë.

Çfarë nuk mund të publikoj?

Nuk lejohen:
  • produkte ose pjesë këmbimi për autoveturat
  • të gjithë artikujt e tjerë përveç automjeteve
  • shërbimet apo produkte pavarësisht sektorit
  • sende nga kategoritë e tjera (shtëpi, orë, etj.).
Publikimet që shkelin termat dhe kushtet e automobile.al nuk do të mund të regjistrohen dhe/ose do të fshihen në momentin më të parë. Publikimi për pjesët e këmbimit gjithashtu mund të jenë shkak për keqkuptime dhe për këtë arsye nuk lejohen,

Në platformën tonë nuk lejohet vendosja e fotove të katalogëve promocionalë edhe në rastet kur automjeti i publikuar është me 0 km. Në çdo rast, fotografitë duhet të tregojnë automjetin që ofrohet.

Si dhe ku mund të pubikoj një makinë?

Për t’u regjistruar si individ.

Për t’u regjistruar si individ privat mjafton të keni një adresë e-maili aktive dhe/ose një llogari në Facebook dhe të vendosni një fjalëkalim dhe të filloni! E gjithë procedura zgjat maksimumi 2-3 minuta.

Mund të klikoni KËTU për tu regjistruar si individ.

Për t’u regjistruar si kompani.

Nëse jeni kompani dhe dëshironi të krijoni showoomin tuaj dixhital në automobile.al ju duhet të regjistroheni me një adresë e-maili aktive të kompanisë (zyrtare të kompanisë ose adresa të tjera aktive), të shtoni një numër kontakti, të shënoni saktë emrin zyrtar të biznesit, të shënoni NIPT-in e biznesit, të ngarkoni një foto të NIPT-tit të biznesit, adresën e saktë të vendndodhjes së biznesit dhe të vendosni një fjalëkalim të sigurtë. E gjithë procedura zgjat maksimumi disa minuta.

Mund të klikoni KËTU për tu regjistruar si kompani. Si mund të krijoj një njoftim?

Për krijimin e njoftimit për shitjen e makinës tuaj, ju duhet të hapni një llogarinë si individ ose si biznes (nëse nuk keni llogari klikoni KËTU për të hapur llogari si individ ose KËTU për të hapur llogari si biznes).

Pasi të jeni regjistruar Klikoni në butonin Krijo Listim. Në të djathtë do t’ju kërkohet të përcaktoni detajet e automjetit dhe plotësoni të gjitha të dhënat e automjetit informacionet e kërkuara hap pas hapi. Në çdo rast, ju duhet të plotësoni saktësisht të dhënat e shënuara me *.

Klikoni butonin “Ruaj & vazhdo” dhe shtoni disa foto cilësore dhe/ose një video, zgjidhni cilësitë e automjetit tuaj, vendosni titullin e publikimit, plotësoni të dhënat e shënuara me *. Para së të finalizoni njoftimin, do t’ju shfaqet njoftimi në formën e plotë. Nëse dëshironi të bëni ndryshime, ju mund të ktheheni pas ose në të kundërt mund të klikoni butonin “Publiko”.

Të njëjtën procedurë duhet të ndiqni dhe për krijimin e listimeve për kategorinë biznes.

Çfarë duhe të kem kujdes për shtimin e të dhënave të automjetit?

Plotësoni të gjithë të dhënat e sakta të automjetit, minimalisht të dhënat e shënuara me *. Sa më e sakta të jenë të dhënat, aq më mire është për ju. Kjo do t'ju ndihmojë të rrisni shanset për një shitje të shpejtë.

Të dhënat personale

Duke konsideruar qasjen e klientëve potencialë, në kemi krijuar lehtësi për përdoruesit, të cilët mund të zgjedhin nëse duan të publikojnë të dhënat e tyre, ose jo. Për t’u regjistruar në automobile.al ju duhet minimalisht të regjistroheni me një adresë e-maili, e cila shërben si mënyrë komunikimi ndërmjet jush dhe të interesuarve. Sidoqoftë, publikimi ose jo i numrit tuaj të celularit në publikim është zgjedhje e juaj për të lehtësuar mënyrën e komunikimit. Adresa juaj e e-mailit nuk do të shfaqet në reklamë dhe klientët e potencialë do t'ju kontaktojnë duke përdorur formularin e kontaktit. E njëjta gjë vlen dhe për kategorinë biznes. Të gjithë të dhënat e regjistrimit dhe kontaktet tuaja në asnjë rast nuk do të ndahen me palë të treta dhe nuk do të përdoren përveçse duke respektuar mbrojtjen e të dhënave.

Si mund të përzgjedhje një paketë të veçantë?

Mund të zgjidhni ndërmjet paketave të ndryshme për reklamimin e automjetit tuaj për shitje: Përveç paketës 'Bazë' (pa pagesë) mund të rezervoni edhe paketat 'Standard' ose 'Premium'. Nëse mendoni se ia vlen të investoni pak më shumë në makinën tuaj, mund të na kontaktoni në adresën [email protected].

A kanë rëndësi cilësia e fotove?

Padiskutim që po. Fotografitë rrisin shanset tuaja për një shitje të shpejtë dhe të sukseshme! Reklamat me fotografi marrin shumë më shumë klikime dhe 'parkohen' shumë më shpesh. Sa më të bukura dhe cilësore të jenë fotografitë, aq më të mira janë rezultatet. Klikoni në 'Shfletoni' për të kopjuar fotografitë dhe më pas në 'Ngarko'. Mund të ngarkoni më shumë 15 fotografi në të njëjtën kohë. Automjeti juaj do të shfaqet i shoqëruar me galerinë e fotove në rezultatet e kërkimit.