Deklaratë mbi përdorimin e ‘cookies’, analizimin e të dhënave të përdoruesve dhe përdorimin e mënyrave të analizimit të të dhënave.

1. Politika e përdorimit të cookies

Kjo politikë është miratuar dhe është në dispozicion të publikut dhe përdoruesve në faqen tonë në internet. Kompania ruan të drejtën për të ndryshuar ose adoptuar Politikën e Përdorimit të Cookies në çdo kohë dhe pa konsultime dhe ose njoftime paraprake me përdoruesit e faqes. Sidoqoftë, me ndryshimin e Politikës së Përdorimit të Cookies, përdoruesit do t'i kërkohet sërish të japë miratimin dhe ose pëlqimin e tij për Politikën e Përdorimit të Cookies.

Kur ju vizitoni faqen tonë të internetit, ne përdorim “cookies” dhe aplikacione të ngjashme softuerësh, të tillë si HTML5 Storage ose “Local Shared Objects” (bashkë me "cookies"), për të siguruar një përvojë më të mirë, si dhe për të identifikuar interesimin tuaj, veçanërisht për pjesë të veçanta dhe të rëndësishme të faqes tonë të internetit. Ne i përdorim këto të dhëna për të përmirësuar dizajnin e faqes tonë të internetit dhe për ta bërë atë edhe më të thjeshtë për përdoruesit. Për të njëjtat qëllime ne përdorim dhe Adobe Analytics dhe Google Analytics; “cookies” mund të përdoren gjithashtu edhe këtu.

2. Funksionet dhe përdorimi i “cookies”

“Cookies” janë skedarë të vegjël, të cilët vendosen në kompjuterin, laptopin, tabletin ose smartphone tuaj nga një uebfaqe që vizitoni. Nga kjo ne mund, për shembull, mund të identifikojmë nëse pajisja juaj është e lidhur me faqen tonë të internetit, ose cilën gjuhë apo opsione preferoni. Cookies gjithashtu mund të përmbajnë të dhëna personale.

Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni të përdorni “cookies”.

Ju gjithashtu mund të vizitoni faqen tonë të internetit pa u pajtuar me përdorimin e “cookies”. Kjo do të thotë që ju mund të refuzoni përdorimin e tyre dhe/ose të fshini “cookies” në çdo kohë, duke bërë cilësimet e duhura në pajisjen tuaj. Kjo është e mundur si më poshtë:

Shumica e shfletuesve janë programuar në mënyrë të tillë që të pranojnë automatikisht “cookies”. Ju mund t’i ndryshoni këtë cilësime, duke aktivizuar opsionin *nuk pranoj përdorimin cookies* në shfletuesin tuaj. Ju gjithashtu mund të fshini “cookies” ekzistuese në çdo kohë. Ju, ndërkohë mund të mësoni më shumë për mënyrën e funksionimit të tyre në udhëzimet e shfletuesit tuaj ose në faqen e prodhuesit të pajisjeve që ju përdorni. Për më shumë informacion mbi çaktivizimin “Local Shared Objects”, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

3. Informacion mbi çaktivizimin e objekteve të përbashkëta lokale

Ashtu si përdorimi i “cookies”, refuzimi ose fshirja e tyre është e lidhur gjithashtu me pajisjen dhe me shfletuesin e përdorur në secilin rast. Prandaj, duhet të refuzoni ose fshini “cookies” për secilën prej pajisjet tuaja dhe, nëse përdorni disa shfletues, gjithashtu duhet të bëni të njëjtën gjë për secilin prej shfletuesve.

Nëse vendosni që të mos përdorni “cookies”, atëherë ekziston mundësi që jo të gjitha funksionet e faqeve tona të jenë të disponueshme për ju, ose disa funksione mund të jenë të disponueshme me disa kufizime.

Ne i ketegorizojmë “cookies” si më poshtë:

3.1. “Cookies” absolutisht të nevojshëm (Tipi 1)

Këto “cookies” janë absolutisht të domosdoshëm për funksionim e faqes sonë të internetit dhe nuk mund të çaktivizohen nga sistemet tona. Pa këto “cookies” ne nuk do të mund t'u ofronim shërbime të tilla si konfiguratori i automjeteve, për shembull.

3.2. “Cookies” funksionalë (Tipi 2)

Këto cookie lehtësojnë funksionimin dhe përmirësojnë funksionet e faqes sonë të internetit. Për shembull, ne i ruajmë opsionet e gjuhës që ju përzgjidhni në kategorinë “cookies” funksionalë.

3.3. “Cookies” të performancës (Tipi 3)

Këto “cookies” mbledhin informacione mbi mënyrën e përdorimit të faqes sonë të internetit. Kjo na mundëson të identifikojmë se cilat prej ofertave tona të publikuara në faqen tonë në internet janë veçanërisht të pëlqyera dhe më të kërkuarat nga ju, dhe në këtë mënyrë ne mund të përmirësojmë ofertat tona në vijimësi. Ju lutemi lexoni pjesën "Analizimi i të dhënave të përdoruesit".

3.4. “Cookies” të palëve të treta (Tipi 4)

Këto “cookies” vendosen nga palë të treta, p.sh. rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Google, përmbajtjen e të cilave ju mund ta integroni përmes "social plug-ins” të ofruara si opsion në uebfaqet tona. Për më shumë informacion mbi përdorimin dhe funksionin e “social plug-ins”, ju lutemi referojuni seksionit 4 të Politikave të Privatësisë.

4. Analizimi i të dhënave të përdorura: përdorimi i opsioneve të analizimit të të dhënave

Ne do të donim të përshtasnim përmbajtjen e faqes sonë të internetit me saktësinë maksimale, në funksion të interesit tuaj dhe në këtë mënyrë të përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme ofertat tona për ju. Për të identifikuar preferencat e përdorimit dhe zonat veçanërisht të njohura të faqeve të internetit, ne përdorim mënyrat/analizat e mëposhtme: Google Analytics, Adobe Analytics.

Kur përdorni këto mënyra, të dhënat mund të transferohen në servera të tjerë, të cilët ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të dhënat përpunohen atje. Ju lutemi vini re më poshtë: Ju lutem vini re sa më poshtë: Nga këndvështrimi i rregullave të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ofrojnë ‘nivelin e duhur për mbrojtjen e të dhënave’ dhe nuk përmbushin standardet e Bashkimit Europian për përpunimin e të dhënave personale. Megjithatë, një nivel ekuivalent i mbrojtjes së të dhënave mund të krijohet për rastet individuale të përpunimit nga kompani të certifikuara nga BE, sipas të ashtëquajturës EU-U.S. Shield Private. Korniza e mbrojtjes së privatësisë ose instrumentat e tjerë (p.sh. klauzolat e ashtuquajtura standarde kontraktuale të BE-së për transferimin e të dhënave personale).

Nëse nuk dëshironi që ne të përdorim mënyra të ndryshme analitike për të mbledhur, përpunuar dhe analizuar informacionin e mbledhura nga vizitat tuaja në faqen tona, ju mund të shmangni këtë praktikë (mund të çrregjistroheni) në çdo kohë.

Ne do të pajtohemi me refuzimin tuaj duke vendosur opsionin e mosaprovimit në shfletuesin tuaj. Këto “cookies” do të njoftojnë që ju nuk miratoni përpunimin e të dhënve. Ju lutem vini re se për arsye teknike, mos aprovimi i analizimit të të dhënave është i veflshëm vetëm në shfletuesin në të cilin është instaluar. Nëse ju fshini cookie ose përdorni një shfletues ose pajisje tjetër, do të duhet që të refuzoni përsëri.

Më poshtë do të mund të gjeni një informacion të detajuar për ofruesit e mjeteve dhe mënyrave të përpunimit të të dhënave dhe procedurave përkatëse:

5. Google Analytics nga Google Inc. ("Google"):

Google është i certifikuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kuadri ligjor i mbrojtës së të dhënave.

Ju mund të parandaloni mbledhjen, transferimin dhe përpunimin e informacioneve tuaja personale nga Google. Google jep informacion në lidhje me këtë në lidhjen e mëposhtme: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=en. Adobe është certifikuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kuadri ligjor i mbrojtës së të dhënave. Informacion më të detajuar për përdoruesit e Adobe Analytics mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: http://www.adobe.com/de/privacy/opt-out.html.

6. Mjete dhe mënyra të tjera analitike të përdorura

Ne nuk përdorim dhe nuk aplikojmë mjete apo mënyra të tjera analitike për të mundësuar një gjurmim më të mirë ose mbledhjen e të dhënave nga përdoruesit e faqes.

7. Remarketing

Ne përdorim, cookies të mundësuara përmes vizitave në faqen tonë, për shërbimet e rimarketingut të mundësuara nga Google Ads..

8. Teknologjitë e tjera të gjurmimit

Asnjë shërbim tjetër gjurmues nuk përdoret.

9. Si të kontrolloni cookies?

Për të ndryshuar mënyrën se si një shfletues përdor cookies, përfshirë bllokimin ose fshirjen e tyre nga çdo faqe internet, ju mund të ndryshoni cilësimet e shfletuesit.

Për të kontrolluar cookies, shumica e shfletuesve ju lejojnë të pranoni ose refuzoni të gjitha cookies, të pranoni vetëm disa lloje të caktuara të cookies, ose ju kërkojnë miratim paraprak që sa herë që një faqe do të ruajë një cookies. Është gjithashtu e thjeshtë të fshini cookies që tashmë janë ruajtur në pajisjen tuaj nga një shfletues i caktuar. Procesi i kontrollit dhe fshirjes së cookies ndryshon varësisht shfletuesit që ju përdorni. Për të mësuar më shumë rreth mënyrave se si të ndryshoni cookies me një shfletues të veçantë, ju mund të përdorni funksionin e Ndihmës (Help) të shfletuesit dhe ose mund të vizitoni URL-në http://www.aboutcookies.org, e cila shpjegon në mënyrë të detajuar dhe hap pas hapi se mund të kontrolloni dhe ose fshini cookies në shumicën e shfletuesve.