SUV elektrik me shtatë vende Volkswagen ID.6 debuton në Prill

Megjithatë ende nuk ka plane që të jetë në dispozicion për tregun evropian.

Imazhet e Volkswagen ID.6 për herë të parë rrodhën vitin e kaluar dhe duket se puna në SUV elektrik me shtatë vende tashmë është gati drejt fundt. Sipas një raporti të ri, VW ID.6 do të prezantohet në Panairin Ndërkombëtar Auto Show të Shangait në muajin prill, plot dy vite pasi ishte paraparë gjatë të njëjtit aktivitet, ashtu siç ndodhi me modelet e tjera ID të Volkswagen.

Automotive News raporton se prodhuesi gjerman do të zbulojë dy versione të EV gjatë parairit të Shanghait, të quajtur ID6 X dhe ID6 Cross. Të dy do të prodhohen nga dy ndërmarrjet e përbashkëta kineze të kompanisë dhe do të tregtohen si alternativa më të mira të Tesla Model X, në tregun kinez.

“Me modelet ID6 X dhe ID6 Cross ne po paraqesim në panairin e Auto Show të Shangait një SUV me shtatë vende, i projektuar posaçërisht për tregun kinez”, u tha gazetarëve Ralf Brandstaetter, CEO i VW.

Më e rëndësishmja, artikulli pretendon se ID.6 mund të lançohet dhe në tregun amerikan gjithashtu. Një zëdhënës i prodhuesit të automjeteve i tha Automotive News se një lançim amerikan është "i mundshëm", megjithëse asgjë tjetër nuk dihet për momentin. Një gjë që VW e bëri mjaft të qartë, megjithatë, është se nuk ka ndërmend të shesë ID.6 në një formë apo në një tjetër në tregun evropian.

Ashtu si pjesa tjetër e anëtarëve të familjes Volkswagen, ID.6 do të jetë pjesë e platformës së automjeteve elektrik MEB të vetë prodhuesit. Modeli konceptual ishte i pajisur me një motor elektrik me një bateri 82 kilovat-orë për një distancë autonome të vlerësuar në rreth 450 kilometra në provën WLTP.

Prodhimi masiv i ID.6 për tregun kinez duhet të fillojë menjëherë pas Panairit Ndërkombëtar Auto Show të Shangait. Nëse merr dritën jeshile, ai ndoshta do të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara në një moment tjetër vitin e ardhshëm.