Superfast-i më i shpejtë ka një emër: Ferrari 812 Competizione

Modeli i ri me 830 kuaj fuqi i bashkohet modeleve të tjera Coupe dhe përdor të njëjtin motor me aspirim natyral.

812 Superfast dhe GTS mund të quhen dy modele të vdekur dhe është koha për t’iu gëzuar modelit të ri 812 Competizione dhe Competizione A. Pasi lancoi disa imazhe paraprake të super veturës V12 me motor të përparmë muajin e kaluar, Ferrari tani po prezanton modelin e ri Coupe me performancë të lartë së bashku me homologun e tij targa. Dyshja dinamike mburret me motorin më të fuqishëm me djegie të brendshme të çdo makine të prodhuar më parë.

Në zemër të modeleve të vështira 812 është një 6.5 litërsh V12 me aspirim natyral që gjeneron 830 kuaj fuqi. Në total janë 30 kf më shumë se Superfast. Fuqia e kuajve të plotë fillon me 9,250 rpm, por ju mund me motorin me dymbëdhjetë cilindra deri në 9,500 rpm, duke e bërë kështu makinën Ferrari me rrotullimin më të lartë që keni parë ndonjëherë.

E pajisur me karakteristika opsionale për të minimizuar në maksimum peshën, 812 Competizione, peshon 1.487 kilogramë. Me kaq shumë fuqi që duhet të mbajë kaq pak peshë (për një makinë V12), coupe e re arrin 100 km / orë në vetëm 2.85 sekonda dhe arrin një shpejtësi 0-200 km / orë në 7.5 sekonda. Shpejtësia maksimale arrin në 340 km / ore.

Shpejtësia maksimale nuk ka ndryshuar në krahasim me 812 Superfast përshpejtimi nga 0-100 km / orë është praktikisht i njëjtë (modelit të mëparshëm i duheshin 2.9 sekonda), por ajo që ndryshon është koha që i duhet të arrijë 200 km / orë. Tani është 0.4 sekonda më shpejt pasi të keni përmirësuar raportin peshë-fuqi nga 1.9 kg / hp në 1.79 kg / kuaj fuqi.

Pastaj është kutia e shpejtësisë, automatike me shtatë shpejtësi, me dual-clutch që është rikalibruar për modelin e për të minimzuar kohët e ndërrimit të marsheve me pesë përqind. Raportet e ingranazheve janë bartur nga Superfast-i standard, por Ferrari pretendon se ata tani janë më sportivë pasi përmirësuan ikonën V12 që arrin një shpejtësi maksimale të motorit në rreth 9,500 rpm.

Evolucioni i fundit i sistemit me katër rrota aktive i Ferrarit është zbatuar në modelet e reja Competizione, të cilat mundësojnë më shumë zhdërvjelltësi, së bashku me aero azhurnimet që janë adoptuar nga teknologjia e makinave të Formula 1 të përdorura gjatë viteve 2010.

Ferrari ende nuk ka zbuluar ndonjë detaj të çmimit për momentin dhe ne gjithashtu do të duhet të presim për të mësuar se sa coupe dhe kabriolet do të ndërtohen. Megjithatë zërat janë për një çmim jashtëzakonisht të lartë dhe shumë pak kopje të prodhuara. Mos u befasoni shumë nëse mësoni se të dy 812 Competizione dhe 812 Competizione A tashmë mund të jenë shitur prej kohësh.