Modeli virtual i garance Fordzilla P1 debuton në botën reale

Kemi parë mjaft modele fantastike makinash, të cilat përdoren në video lojëra, por ato zakonisht janë thjesht produkt i imagjinatës. Dhe në fakt të tilla duhet të jenë, pasi nuk është e thënë ato të konkretizohen dhe ju të mund të imagjinoni duke ngarë një model të tillë. Sidoqoftë, disa gjëra edhe mund të bëhen realitet. Ju mund të ngjiteni pas timonit dhe të paktën të bëni sikur i sfidoni ligjet e fizikës në këtë model futurist të Ford.

Për të rifreskuar kujtesën tuaj, ky është Fordzilla P1, nuk ka asnjë lidhje me McLaren P1, dhe është krijuar për gara virtuale në botën e video lojërave. Në të vërtetë ka një prapavijë interesante, pasi makina u krijua përmes një bashkëpunimi të lojtarëve dhe dizajnerëve të Ford. Procesi nisi përsëri në Mars, me gati 250 000 lojtarë që votuan dhe miratuan gjithçka, nga kabina, tek vendet, si dhe pozicionimin ku duhej vendosur motori. Dizenjuesit e  Blue Oval Robert Engelmann dhe Arturo Ariño ishin dy personat pas gjithçkaje, dhe modeli më në fund bëri debutimin e saj dixhital në gusht në Gameson 2020 në Gjermani.

Meqenëse misioni i saj është të garojë në botën dixhitale, gjëra të tilla si pamja dhe funksionaliteti i drejtuesit të mjetit, janë konsideruar si elementë dytësorë. Pjesa e pasme është e ekspozuar për të treguar suspensionin, ndërsa pjesët anësore jashtëzakonisht të harkuara. Sigurisht që duket e hijshme dhe shumë elegantë në çdo kënd, por fatkeqësisht ne nuk e dime çfarë shpejtësie arrin. Kjo makinë nuk është përdorur ende në kompeticion garash.

Megjithatë, pikërisht këtu historia shënon një pikë kthesë. Ndërsa ekzistonte thjesht në botën virtuale, ekipi Fordzilla P1 u përpoq të ndërtonte një model konkret. Duke punuar në distancë për shkak të koronavirusit, ekipi nisi kokretizimin e modelit dhe çdo gjë u realizua në vetëm 7 javë. Ky është një model mbresëlënëse në rrethanat më të mira të mundshme, dhe sigurisht duhet vlerësuar dhe fakti që e gjithë puna për shkak të pandemisë u realizua në distancë. E megjithatë, ne kemi modelin aktual Fordzilla P1, i cili identik ashtu si dukej në një ekran kompjuteri me rrotat e tij masive, format e sheshta dhe dizajnin fantastike.

Sigurisht, është vetëm një shaka. Në realitet modeli nuk është i pajisur me një motor dhe në fakt asgjë nuk është e sigurtë nëse është funksionale që dikush të hyjë brenda. Megjithatë, duke konsideruar kohën e realizimit, është gjithnjë kënaqësi të shohësh se si merr formë imagjinata e dizajnit të modeleve futuriste, pavarësisht nëse do të mund ta shohim duke garuar në një të ardhme jo shumë të largë. Ku i dihet. Çdo gjë është e mundur.