Modeli i parë elektrik i Bentley do të mbështetet në Platformën Artemis të Volkswagen

Do të hidhet në treg në vitin 2025 si një SUV elektrik.

Modeli i parë i elektrik i Bentley ishte hibrid plug-in Bentayga, i cili do të pasohet nga një sërë modelesh të tjera hibride. Deri në vitin 2023, prodhuesi me bazë në Crewe dëshiron të elektrizojë të gjithë gamën e modeleve të saj aktuale dhe menjëherë pas kësaj, ajo do të hedhë në treg makinën e saj të parë plotësisht elektrike. Ne kemi dëgjuar thashetheme të ndryshme për këtë, dhe tani një raport i ri përpiqet të hedhë më shumë dritë për planet e saj.

Revista CAR thotë se automjeti i parë elektrik i prodhuar nga Bentley do të bazohet në arkitekturën Artemis të Volksëagen Group, e cila drejtohet nga inxhinierët Audi-t. Ky EV do të jetë vetëm fillimi i një serie modelesh me emëtime, të cilat do të hidhen në treg gjatë kësaj dekade. Deri në vitin 2030, i gjithë diapazoni i modeleve Bentley do të jetë tërësisht elektrik.

"Në pritje të elektrifikimit, ne do të kemi sinergji më të ngushtë me Audi-n", tha CEO i Bentley, Adrian Hallmark për CAR Magazine. “Por ne do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të ngushta me të dy markat [Audi dhe Porsche], dhe ne e shohim këtë si një mundësi, jo si rrezik. Pa diskutim, po elektrizojmë gamën e modeleve aktule. Dhe ne duhet të gjejmë mënyrën më të mirë për të ecur shpejt më këtë projekt dhe për të udhëhequr zhvillimin e teknologjisë".

Në kundërshtim me raportet e mëparshme, të cilat theksonin se EV i parë i markës mund të jetë një sedan i madh, Hallmark konfirmoi se Bentley do të zhvillojë një SUV, sepse "nëse nuk keni në SUV, nuk jeni asgjëkundi". Kur do ta shohim? Më shumë gjasa, në vitin 2025.

“2025 është koha e duhur për ne," shtoi Hallmark. "Pesha mbi ne është shqetësuese. Por ne po shohim një evolim të shpejtë në të modeleve elektrike dhe jemi të përkushtuar për t'i bërë gjërat më të lehta dhe më aerodinamike. Dhe automjetet elektrike me bateri janë të përshtatshme për Bentley; performancë e qetë, pa shumë mundim, fuqi e lartë dhe e rafinuar”.

Ne e dimë se në fakt që Bentley është duke punuar në një version plug-in hibrid të Flying Spur dhe mund të debutojë më vonë këtë vit. Një GT Continental GT PHEV mund të jetë gjithashtu në diskutim.