Mercedes EQS është jashtëzakonisht efikase, e krahasueshme me Teslan

Mercedes-Benz ka ndërtuar automobilin e parë në botë në 1885 dhe në 136 vitet e tij të historisë, prodhuesi ka arritur të mbetet një lojtar kryesor në industrinë e automobilizmit. Kjo është një arritje në vetvete, një jetëgjatësi e tillë e çiftuar me suksesin nuk ka një të dytë në segmentin e automobilave, ndaj kur Mercedes njoftoi se po i jepte përparësi modeleve elektrike dhe se do të niste punën për prodhimin e një modeli Sedan tërësisht elektrik që të përputhej me klasin fantastik të modeleve S-Class, kjo sigurisht që asokohe ngjalli shumë habi.

Tani EQS është prezantuar zyrtarisht dhe është shumë interesante për ne që dyshonim që kjo do të ndodhte shumë shpejt. Dhe ndërsa shumë prodhues të tjerë të automjeteve kanë arritur të prodhojnë modele elektrike kompetentë, të besueshëm për t'u përpjekur të konkurojnë me Tesla-s për sa i përket performancës dhe distancës autonome, deri më tani zakonisht nuk ja kanë arritur që të jetë konkurues.

Pikërisht kjo në këtë pikë EQS është ndryshe nga modelet e tjera elektrike. Ndryshe nga pjesa dërrmuese e modeleve elektrike të prodhuesve të modeleve tradicionale me djegie të brendshme, që ende nuk janë gati të konkurojnë me Tesla, EQS mundet ta bëjë një gjë të tillë. Ka një vlerësim shumë mbresëlënës të WLTP 770 km (478 milje) – (referuar Procedurës Ndërkombëtare të Testimit të Automjeteve të Lehta të Harmonizuara) që në thelb do të thotë se është i krahasueshëm me një Tesla. Në fakt, është më mirë sesa diapazoni aktual i distancës autonome të modelit Tesla S (i cili arrin 624 km ose 387.7 milje në të njëjtin cikël karikimi), por me modelin e ri S Plaid, Tesla do të ketë sërish epërsi.

EQS duhet të arrijë të përshkojë një distancë autonome me rreth 4 milje / kWh, ndoshta edhe pak më pak. Por nga vjen diapazoni i autonomisë së modelit EQS? Epo, pika kryesore është padyshim paketa e baterive që ka një kapacitet prej pak më shumë se 110 kWh, por kapaciteti neto i dobishëm i së cilës është 107.8 kWh. Kjo do të thotë që në krahasim me, të themi, EQC që përdor vetëm 80 kWh nga paketa e saj 93 kWh, EQS përdor një përqindje dukshëm më të madhe.

Pastaj është efikasiteti i jashtëzakonshëm aero që ndihmon EQS të prekë ajrin me një koeficent minimal dhe, sipas Sajjad Khan, kreu i aktiviteteve të automjeteve elektrike dhe autonome të Mercedes, kjo gjithashtu i nënshtrohet menaxhimit të energjisë. Ai shpjegoi se “Ne kemi siguruar që të ketë lloje të ndryshme të zonave elektrike, elektronike dhe softuer-ë brenda automjetit, të cilat ndizen dhe fiken në varësi të llojit të mënyrës së drejtimit të mjetit që zgjedh klienti në atë moment”, duke shtur se “menaxhimi i energjisë në përgjithësi, parë nga prespektiva jonë, është një art, sidomos nëse jeni jeni duke zhvilluar dhe krijuar automjetet elektrike”.