Marka kryesore Volksëagen planifikon Sedan të madh elektrik për të rivalizuar Tesla Model S

Sedani elektrik do të ndërtohet në shtëpi, në Wolfsburg.

Që nga java e kaluar kur “Automotive News Europe” hodhi dritë mbi planin e Volksëagen për ta kthyer ID Vizzion në një prodhim “435 milje EV”, janë shtuar shumë zërat për një sedan tërësisht elektrike me specifikime tejet të larta. Ndonëse ende nuk ka një emër, Automotive News Europe, nënvizon faktin se dëgjuar se makina më e sofistikuar eko-miqësore do të pozicionohet mbi Vizzion për të konkuruar Tesla Model S.

Një burim i mirëinformuar për këtë çështje pretendon se modeli i ri do të prodhohet në shtëpi, në Wolfsburg, Gjermani, ku VW po kërkon të bëjë investime shumë të mëdha për ta shndërruar fabrikën në qendrën kryesore të prodhimit të modeleve EV. Edhe pse modeli i ri do të jetë më i madh, raporti thotë se ai ende do të jetë pjesë e platformës MEB si ID.3 dhe ID.4, megjithëse në një "version më të evoluar" të mbështetjeve.

Ngritja e MEB (matricën e modularëve elektrikë është platforma e përdorur për të gjithë ID të markës Volksëagen) do t’i lejojë VW të shmangë kostot më të larta të komanduara nga arkitektura e ardhshme PPE që po zhvillohen aktualisht nga Audi dhe Porsche. Është e vetëkuptueshme që grupi dëshiron të shmangë një përplasje mes markës kryesore VW dhe markave të saj të përqendruara në kategorinë luksoze, kështu që ne presim që EV i ri do të reduktojë numrin e modeleve të ngjashme në madhësi që prodhohen në Ingolstadt dhe Zuffenhausen.

Me Vizzion që pritet të zëvendësojë modelin Passat, nuk mund të mos pyesim nëse EV më i madh është zëvendësimi i premtuar prej kohësh i Phaeton. Drejtuesi kryesor i VW, Herbert Diess, pranoi gati katër vite më parë suksesin se Model S e detyroi kompaninë të kthehejë përpjekjet për të ridizenjuar dhe të ri-inxhinierojë sedanin e madh me zero emëtime. Duket se modeli është ende në axhendë, por ka të ngjarë të mos vijë së shpejti.

Shanset janë që ajo të jetë gati pas Vizzion, i cili është planifikuar të hidhet në treg në disa pika në 2023. Automotive News thotë se një nga drejtuesit kryesorë në VW dhe anëtar i bordit mbikëqyrës Bernd Osterloh shprehu dëshirën e tij për të pasur një EV të ndërtuar në Wolfsburg deri në fund të vitit 2025. Kësaj dëshirë iu shtuan dhe pronocimet e anëtarit të bordit të Grupit VW Stephan Ëeil, i cili lë të hapur mundësinë që sedan elektrik mund të ndërtohet edhe jashtë Gjermanisë.

Burimi i cituar nga Automotive News thotë se prodhimi i përgjithshëm mund të arrijë në 300 mijë njësi në vit nëse VW do të përfshinte dhe numrin e sedanëve të medhëj elektrikë të destinuar për tregjet në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu. "Think Model S" është mënyra se si një person i brendshëm e karakterizoi modelin e ri misterioz, i cili me sa duket u aprovua për prodhim në Wolfsburg nga anëtarët e bordit të grupit VW në fillim të këtij muaji.

Shënim: Imazhi i sipërm përshkruan një skicë zyrtare të dizajnit të ID 2018. Koncepti Vizzion.

Burimi:  Automotive News Europe