Land Rover Defender debuton me një motor të fuqishëm V8

Land Rover Defender V8 i vitit 2022 më në fund bën premierën e shumëpritur dhe të apasionuarit kanë mundësi të zgjedhin një SUV me fuqi të jashtëzakonshme në varianin me dy ose katër dyer. Modeli lançohet me një edicion special për klientët që duan një pamje edhe më të personalizuar. Çmimi nuk do të jetë i disponueshëm deri në momentin e hedhjes në treg.

Nën kapak, fshihet një V8 me super energji, një motor 5,0 litërsh me 518 kuaj fuqi  dhe 625 Newton-metra çift rrotullues. Kalon përmes një kutie ingranazhesh automatike me tetë shpejtësi. Ky konfigurim bën që Defenderi me tetë cilindra të arrijë 100 km/h në 4.9 sekonda dhe një shpejtësi maksimale 240 kph.

Diferenciali i pasëm elektronik aktiv mundëson një kontroll të zhurmës dhe përmirësimin në kthesa. Ekziston gjithashtu një mjedis i ri Dinamik i vozitjes për sistemin e Terrain Response që i përgjigjet gazit dhe ngurtëson pezullimin.

Ju mund ta identifikoni Defender V8 duke kërkuar caliperat e frenave të përparme Xenon në ngjyrë Blu, 4 tubat e shkarkimit dhe rrotat 22 inçësh. Ngjyrat në dispozicion janë në Gri Karpate, Yulong Ëhite dhe Santorini Black.

Interiori do të ketë tapiceri lëkure Ebony Windsor me thekse Miko Suedecloth dhe Robustec. Ndërsa Alcantara mbulon timonin.

Land Rover po bën disa ndryshime në modelin Defender 2022 përtej prezantimit të modelit V8. Sistemi i informacionit dhe argëtimit – Infotainment, Pivi Pro i kompanisë tani ka një ekran opsional 11.4-inçësh si një azhurnim mbi ekranin ekzistues 10.0-inç. Karikimi i pajisjes wireless tani është një tipar standard në kabinën e SUV të ri.