Grupi BMW dhe Daimler Mobility synojnë t'ia shesin PARK NOW tek Grupi EasyPark

BMW Group dhe Daimler Mobility AG kanë rënë dakord të shesin ndërmarrjen e tyre të përbashkët PARK NOW Group tek EasyPark Group, në varësi të miratimit paraprak nga autoritetet përkatëse. PARK NOW është sisteti i operimit të parkimit i prodhuesve të automjeteve, Joint Venture e JUAJA TANI [YOUR NOW) së bashku me shërbimet për ndarjen e makinave (SHARE NOW), planifikimin e udhëtimeve (FREE NOW / REACH NOW), si dhe sistemin e karikimit (CHARGE NOW) në Evropë dhe Amerikën Veriore dhe Jugore. EasyPark, një prej kompanive ndërkombëtare të fortë dhe me përvojë të madhe që këtë vit feston 20 vjetorin e tij, synon të blejë PARK NOW në mënyrë që të zgjerojë më tej aktivitetet e saj të biznesit sipas planit të tyre global të rritjes.

Nën ombrellën e PARK NOW Group, të dy pronarët e sipërmarrjeve YOUR NOW kanë zhvilluar një ofrues global të shërbimeve të parkimit dixhital gjatë viteve të fundit. PARK NOW operon me markat RingGo, PARK NOW, Park-line dhe Parkmobile në 11 vende. Grupi PARK NOW ofron një portofol të gjerë të shërbimeve dixhitale në lidhje me parkimin - si në parkingjet e makinave si në rrugë në më shumë se 1,100 qytete. Klientët mund të rezervojnë dhe paguajnë për vendet e parkimit paraprakisht përmes aplikacionit.

EasyPark është një kompani evropiane e mobilitetit me rritje të shpejtë që ndihmon shoferët në distancë të gjejnë, menaxhojnë dhe paguajnë si për parkimin ashtu edhe për karikimin e automjeteve elektrike. Me teknologjinë e saj më të fundit, EasyPark mbështet përdoruesit e tij, kompanitë për të cilat ata punojnë, qytetet dhe operatorët e parkimit me administrim parkimi, planifikim dhe menaxhim duke punuar pa probleme në mbi 2,200 qytete në 20 vende në të gjithë Evropën dhe Australinë. Kompania u njoh nga Deloitte si një nga “Kompanitë më të mirë Menaxhuara” në vitin 2019 dhe 2020.

Blerja e synuar e PARK NOW Group mundëson EasyPark që të zgjerohet edhe më shumë dhe të bëhet një ofrues global i shërbimeve të mobiliteti dixhitale të lidhura me parkimin. Të dy kompanitë janë pozicionuar në mënyrë të përsosur për mbulimin e tregut në SHBA dhe Evropë. Të dy ofruesit e shërbimeve janë thellësisht të përkushtuar në kënaqësinë e klientit dhe ndajnë një kulturë korporate të bazuar në avantazhet teknologjike dhe janë në kërkim të përmirësimit të sh5rbimeve. Ata drejtohen nga një pasion për mobilitetin e zgjeruar dhe qytete më të pastra dhe më të jetueshme. Me mbulimin në shkallë globale, si dhe një portofol të integruar, EasyPark synon të financojë rritjen dhe zgjerimin e shërbimeve dhe përdoruesve dhe do të ofrojë shërbime edhe më të mira, të integruara për klientët e tyre në të ardhmen. Burimi: Daimler AG