175 vjetori i lindjes së "Mbretit të Projektuesve"

Më 9 shkurt 1846, 175 vite më parë, lindi në Heilbronn, Gjermani, Wilhelm Maybach në Heilbronn, "Mbreti i Projektuesve”. Djali i dytë i madh i një marangozi më vonë do të kishte një ndikim rrënjësor në zhvillimin e automjetit. Kjo vlen veçanërisht për periudhën kur ai bashkëpunoi me Gottlieb Daimler, deri sa  ai u nda nga jeta në vitin 1900. Maybach ishte i talentuar dhe kishte disa dhunti të jashtëzakonshme teknike. Shpikjet e tij formësuan dhe patën një kontribut thelbësor për të bërë realitet konceptet vizionare të Daimler për lëvizjen e motorizuar të mjeteve të ndryshme të transportit. Sot emri i tij jeton edhe në markën Mercedes-Maybach.

Augustus Wilhelm Maybach (emri i tij i plotë) ishte djali i dytë i marangozit Carl Maybach, i cili jetonte në Heilbronn, Gjermani. Në fillim të viteve 1850, familja u zhvendos në Stuttgart, një qytet në të cilin Maybach do të përballej me shum fatkeqësi dhe vështirësia: nëna e tij vdiq në 1854 dhe vetëm dy vjet më vonë ai humbi dhe babanë e tij. Miqtë e familjes bënë përpjekje të shumta për t’i gjetur një strehë për jetimët, përfshirë dhe një reklamë të publikuar në gazetën "Stuttgarter Anzeiger" në 20 Mars 1856. Wilhelm Maybach u mor nga Bruderhaus ("Shtëpia e Vëllezërve") në Reutlingen, një institucion i themeluar nga teologu protestant Gustav Ëerner dhe bashkëshortja e tij Albertine. Bruderhaus drejtonte të ashtuquajturat jetimore, shkolla dhe fabrika.

Nga gatimi i ëmbëlsirave në projektim

Wilhelm Maybach u trajnua fillimisht në Bruderhaus si furrtar dhe ëmbeltor. Sidoqoftë, pastor Ëerner e pa talentin e madh teknik të djalit dhe nxiti pasionin e tij për projektimin. Si pasojë, Maybach ndoqi mësimet në zyrën e projektimit të makinerive në 1861, me mësime të fizikës dhe vizatimeve me dorë të lirë në ambientet e avancuara të qytetit, si dhe matematikën në shkollën e mesme më vonë. Për më tepër, atij iu dhanë mësime në anglisht dhe frëngjisht që nga dita e parë e karrierës së tij. Në vitin 1863, Gustav Werner rekrutoi inxhinierin 29-vjeçar Gottlieb Daimler si inspektor të Bruderhaus "Vereinigte Ëerkstätten" (unioni i ofiçinave).

Puna e Daimler në Reutlingen shënoi fillimin e një partneriteti produktiv, pasi inspektori i seminarit identifikoi dhe inkurajoi aftësitë e Maybach. Në shtator 1869, ishte logjike që pas një bashkëpunimi të suksesshëm, projektuesi i ri të ndiqte Daimler kur ai u emërua në bordin drejtues të Maschinenbau-Gesellschaft Karlsruhe. Maybach punoi në zyrën lokale të projektimit. Në vitin 1872, të dy përsëri morën disa projekte të reja dhe u zhvendosën: Daimler u emërua në bordin drejtues të Gasmotoren-Fabrik Deutz AG. Kompania ishte themeluar si një kompani me përgjegjësi të kufizuar nga Nicolaus August Otto dhe familjet e sipërmarrësve Langen dhe Pfeiffer po atë vit.

Sërish, Maybach ndoqi Daimler-in për t'u bërë kreu i departamentit të “Deutz Design” në vitin 1873. Ai punoi në sjelljen e motorit me katër goditje të Otto-s në nivelin e pjekurisë së prodhimit. Ai drejtoi prova me karburant të lëngshëm dhe një motor me gaz të konvertuar në fillim të vitit 1875. Në vitin 1876, Deutz dërgoi Maybach në një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai përdori kontaktet e vëllait të tij më të madh Karl për të kontaktuar me ndërtuesit e pianos Steinëay & Sons. Në 1888, Gottlieb Daimler dhe Steinway do të vazhdonin të zhvillonin tregun e Amerikës së Veriut.

 

Vizioni i Daimler dhe shpikjet e Maybach

Daimler tashmë kishte vizionin e një motori kompakt, me djegie të brendshme, të shpejtë, i cili ishte gjithashtu i përshtatshëm për përdorim në automjete kur punonte në Deutz. Sidoqoftë, ai nuk ishte në gjendje t'i bënte idetë e tija realitet në kompani. Në mesin e vitit 1882, Daimler u largua nga Gasmotoren-Fabrik Deutz për të ndjekur një karrierë si i vetëpunësuar në Cannstatt afër Stuttgart. Ai tashmë kishte nënshkruar një kontratë pune me Wilhelm Maybach në Prill të vitit1882.

Kjo do të ishte pikënisja e një historie suksesi, ku Maybach dhe Daimler sollën në jetë ëndrrën e automobilave të parë për një lëvizje të motorizuar “në ujë, në tokë dhe në ajër”: nga 1882, ekzemplari i parë i motorëve me benzinë me shpejtësi u zhvillua në shtëpinë e Daimler në Taubenheimstrasse 13. Së bashku me këto motorë, të njohur si ‘orët e gjyshit’ për shkak të pamjes së tyre, u prodhuan motori i parë në botë (“Reitëagen”, 1885), motobarka e parë në botë (1886) dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, makina e parë me katër rrota në botë (“Motorkutsche” të Daimler, 1886). Drejtimet për automjetet hekurudhore ndoqën menjëherë më vonë dhe projekte të tjera, (Vagonët e motorizuar të Daimler, 1887), sikundër dhe aeroplanin e motorizuar të Wölfert (1888).

Maybach zhvilloi më tej teknologjinë e automobilave të krijuar së fundmi me projekte, të tilla si transmisioni me katër shpejtësi, vetëm me ingranazhe që përmbante rrota të lëvizshme dhe motorin me dy cilindra V (i ndërtuar me licencë nga Peugeot nga 1890). Shpikësi nuk u pengua as nga konflikti midis Daimler dhe kompanisë që ai kishte krijuar në fillim të viteve 1890: Maybach zhvilloi motorin me dy cilindra në linjë Phoenix dhe karburatorin me spërkatje, në kopështin e Hotel Hermann, një vend që kjo kompania kishte marrë me qira në atë kohë. Motori Phoenix pati aq shumë sukses sa që licencat ndërkombëtarë detyruan Daimler dhe Maybach të krijonin Daimler-Motoren-Gesellschaft (DMG) në 1895.

Makina e parë moderne

Wilhelm Maybach, tani drejtor teknik në DMG, vijoi të garantonte shpikje kryesore njëra pas tjetrës: në 1897, radiatori me bazë tubi u regjistrua si një model i dobishëm. 1899 u zhvillua një motor me katër goditje për aeroplanin e Kontit Ferdinand von Zeppelin. Në vitin 1900, DMG regjistroi radiatorin në formën e hojeve të bletëve të Maybach, për të cilën siguroi dhe një patent dhe, më 22 Nëntor të po këtij viti, Mercedesi i parë 35 hp ishte gati në Cannstatt. Ky model konsiderohet të jetë makina e parë moderne, ajo u porosit nga Emil Jellinek, distributori më i rëndësishëm i Daimler në atë kohë. Koncepti krejtësisht i ri i automjetit të Maybach (dizajn i lehtë, motor me performancë të lartë me radiator inovativ, bateri rezistente dhe qendër të ulët graviteti) mbizotëroi shfaqjen me famë botërore të mjeteve të motorizuar të quajtur “Java e Bukur”, e zhvilluar nga data 25 deri më 29 Mars 1901. Ky sukses i jashtëzakonshëm përfundimisht i dha titullin e nderit Maybach si “Mbreti i Projektuesve”.

Në vitet që pasuan deri në vitin 1904, Maybach evoluoi konceptin e automjetit nga Mercedes Simplex 40 kf në Simplex 60 kf dhe Simplex 90 kf. Sidoqoftë, pas vdekjes së Daimler më 6 Mars 1900, Maybach nuk mund të bazohej më në mbështetjen e pakushtëzuar brenda kompanisë. Kjo u bë veçanërisht e dukshme pasi kryetari i bordit mbikëqyrës të DMG, Max von Duttenhofer, vdiq në gusht të vitit 1903. Ndryshimet në mendime u përshkallëzuan në 1906: Maybach ishte një mbështetës i pasionuar i sportit motorik si forca lëvizëse për teknologjinë e prodhimit të automjeteve në seri (“Pikërisht kjo është ajo që ju mësoni nga garat. Nuk ka dyshim që makinat tona të garave janë më të shpejtat dhe se ato mbeten po aq të rëndësishme sa ishin vite më parë. Ndaj, le të vazhdojmë garën”). Ai zhvilloi një makinë garash me një motor me gjashtë cilindra me një bosht të lartësisë së ajrit të drejtuar nga një bosht vertikal si dhe një ndezje solenoide të tensionit të lartë me dy kandela. Sidoqoftë, në vend që të përdorej krijimi më i mirë i Maybach, u përdor një dizajn konservator nga Paul Daimler. Pasi DMG gjithashtu mbylli qendrën e provave të kryesuar nga Maybach, ai u largua nga kompania në 1907.

Fillim i ri me motorët e anijeve

Në 1909 Maybach themeloi Luftfahrzeug-Motorenbau GmbH në Bissingen, Gjermani, së bashku me Kont von von Zeppelin. Kompania, e menaxhuar nga djali i Wilhelm Karl Maybach, u zhvendos në Friedrichshafen në brigjet e Liqenit të Konstancës në Gjermani në 1912. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kompania, tani tregtare si Maybach-Motorenbau, filloi në inxhinieri automobilistike. Makina e parë e prodhimit në seri, Maybach 22/70 hp (Ë 3), u prezantua në 1921 dhe mbeti në prodhim deri në 1928. Kështu, Wilhelm Maybach kishte bërë rrethin e plotë gjatë jetës së tij.

Pasi u largua nga DMG, Maybach mori çmime të shumta për arritjet e tij gjatë gjithë jetës: Mbretëria e Ëürttemberg e emëroi atë Inspektor Mbretëror të Ndërtimit në 1915, në 1916 atij iu dha një doktoraturë nderi nga Instituti i Teknologjisë i Shtutgartit. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, në 1922, Shoqata e Inxhinierëve Gjermanë (VDI) i dha atij medaljen e artë Grashof, nderimet më të larta të Shoqatës. Wilhelm Maybach vdiq në 29 Dhjetor 1929. Ai u varros në varrezat Uff të Cannstatt, ku u varros edhe Gottlieb Daimler. Në vitin e fundit të jetës së tij, Maybach dëshmoi fluturimin e LZ 127 "Graf Zeppelin" nëpër botë. Airshipi drejtohej nga motorët dymbëdhjetë cilindrash Maybach, të cilin Karl Maybach kishte projektuar. Në vitin 1996, ai u fut në “Automotive Hall of Fame” dhe në 2004 në “European Automotive Hall of Fame”.

Marka Mercedes-Maybach

Inxhinieria e automjeteve në Maybach mori fund në 1941. Sidoqoftë, në 2002 emri legjendar u rilind si një markë luksoze e asaj që ishte DaimlerChrysler AG në atë kohë. Seritë e modeleve të sllonëve luksozë 240, Maybach 62 dhe Maybach 57 ripërcaktojnë standardin më të lartë të inxhinierisë së automobilave.

Në nëntor 2014, Mercedes-Maybach S-Class (modeli i serisë 222) festoi premierën e tij botërore. Që nga ajo kohë, marka ka qenë një sinonim i automjeteve super ekskluzive, duke siguruar një nivel unik komoditeti dhe dizajn elegant, bazuar dhe në teknologjinë më të përparuar. Pikat kryesore përfshijnë debutimet e Mercedes-Maybach S 600 Pullman (2015) dhe S 600 Pullman Guard me mbrojtje të veçantë (2016). Mercedes-Maybach S-Class i ri i modelit 223 ka vazhduar me këtë traditë të jashtëzakonshme që nga fundi i vitit 2020. Mercedes-Maybach GLS 600 4MATIC është gjithashtu pjesë e gamës ekskluzive të automjeteve të markës (konsumi i kombinuar i karburantit: 12.0 lt / 100 km; emisionet e kombinuara të CO2: 275 gr / km).