Adresa qëndrore: Rruga “Besim Imami”, Tiranë, Shqipëri
Kontaktoni përmes e-mail [email protected]
Themeluar më: 25.06.2018
Biznesi: Shërbime reklamimi në internet për shit-blerjen e automjeteve për individët, tregtarët e automjeteve, dhe përfaqësitë zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Shërbime marketingu dhe strategji komunikimi.
Shërbime konsulence dhe mbështetje.
Biznesi ynë: automobile.al është platforma më e madhe e dedikuar shit-blerjes së automjeteve dhe zgjedhja e parë e individëve, tregtarëve dhe përfaqësive zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.

automobile.al është partner zyrtar për rajonin i platformës më të madhe të tregtimit të automjeteve në Gjermani dhe Europë, mobile.de. Në automobile.al, blerësit mund të përzgjedhin mes modeleve të ndryshme të automjete të reja dhe të përdorura; motoçikleta, autovetura, furgonë dhe kamionë të rinj apo të përdorur. Përdoruesit që reklamojnë automjetet e tyre për shitje kontaktojnë direkt me klientët potencialë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Gama e gjërë e automjeteve në platformën automobile.al e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyer për shit-blerjen e automjeteve. Gama e gjerë e produkteve dhe shërbimeve të partnerëve tanë të mobile.de garanton një ekuilibër perfekt ndërmjet ofertës dhe kërkesës, duke mundësuar rezultate të shkëlqyera në shitjen e automjeteve. automobile.al nuk është e përfshirë në asnjë fazë në blerjen apo shitjen e automjeteve.
Produkti: automobile.al u ofron klientëve të saj një mënyrë të besueshme kërkimi dhe reklamimi për shitjen dhe blerjen e automjeteve. Që nga fillimi, ofrimi i shërbimeve bashkëkohore për përdoruesit ka qenë gjithmonë përparësi kryesore e zhvillimit të produkteve tona: platforma jonë ka një strukturë të qartë dhe mundëson navigim të thjeshtë, të cilat lejojnë që shitësit të vendosin me shpejtësi dhe lehtësi produktet e tyre, duke i shoqëruar ato me deri në 20 fotografi në bazën e të dhënave. Blerësit potencialë mund të kufizojnë rezultatet e kërkimit duke vendosur preferencat individuale dhe në këtë mënyrë mund të marrin oferta të personalizuara me vetëm disa klikime.